Barcelona, 12 milionë euro për Agger
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2013, 16:57
Kampioni i Spanjës, Barcelona insiston për mbrojtësin e Liverpoolit, danezin Daniel Agger.Pavarësisht se danezi ditë më parë deklaroi se nuk dëshiron të largohet nga “Anfield”, megjithatë, krerët e Barçës vazhdojnë garën për transferimin e tij.“Mirror” të dielën shkruan se Barcelona tashmë ka bërë gati ofertën në adresë të Liverpolit për reprezentuesin danez.Thuhet se klubi katalonas do t’i ofrojë 12 milionë euro klubit anglez për Agger, i cili vlerësohet një nga lojtarët kryesor tek “Reds”.