Mourinho injoron trajnerin e “bavarezëve”

Jose Mourinho ka nisur “luftën” me rivalin e tij, Pep Guardiolan. Dy nga trajnerët më të mirë në botë do të përballen me 30 gusht në Superkupën e Evropës në sfidën Chelsea-Bayern Munchen.Mourinho në stilin e tij të njohur ka injoruar trajnerin e “bavarezëve”. Sipas Mourinhos, Bayerni i Jupp Heynckes ishte ekipi më i mirë në Evropë.Rivalitetit në mes Mourinhos dhe Guardiolas ka nisur në kohën dy trajnerët punonin në Spanjë tek Real Madridi përkatësisht Barcelona.“Bayerni i Jupp Heynckes ishte më i mirë në Evropë. Tani ata kanë një trajner të ri dhe lojtarë të rinj dhe unë nuk jam i sigurt nëse ata janë aq të mirë”, ka thënë Mourinho për “Bild”.Bayern Munchen dje fitoi ndeshjen ndaj Nurnbergut me rezultat 2-0, ndërsa kjo skuadër kishte humbur Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit me rezultat 4-2.Kurse Mourinho edicionin e ri në Premier League e ka nisur me fitoren prej 2-0, kundër Hull Cityt, derisa të hënën mbrëma do të luajë derbin e madh anglez kundër Manchester Unitedit.