Fier, bankat e gjakut pa rezerva, shkak mospranimi i dhuruesve me pagesë

Banka e gjakut prane spitalit rajonal te Fierit vijon te kete sasi te ulet te rezervave te gjakut, duke mos plotesuar kerkesat e personave te semure me talasemi.Kjo konfirmohet edhe nga shefi i bankes se gjakut, Dashamir Banaj, i cili thekson se reduktimi i sasise se gjakut vjen si pasoje edhe e nismave te Ministrise se Shendetesise, per heqien e dhuruesve me pagese. Sipas Banajt kjo banke gjaku mund te furnizoje me gjak vetem spitalin rajonal te Fierit per operacione dhe raste emergjente.Sa i takon te semureve talasemike, ata vijojne te marrin lengun e jetes ne banken e gjakut te Lushnjes, e cila sherben per kryerjen e trasfuzionit te gjakut per rreth 400 persona te semure me talasemi, nga te cilet 70 jane nga qyteti i Fierit.