Ura e Shkumbinit dhe Zaranikës drejt rrënimit nga mungesa e fondeve
Ura e Shkumbinit dhe ajo e Zaranikës ne Elbasan janë dëmtuar si pasojë e erozionit dhe mosrikonstruktimit për një periudhe te gjate kohore. Si te mos mjaftoje kjo, nderhyrja dhe vjedhja e elementeve te tyre per tu shitur per skrap nga persona te ndryshem, eshte nje tjeter faktor negativ qe po ndikon ne rrenimin e tyre.Drejtori Përgjithshëm i Shërbimeve në qarkun Elbasan, Lulzim Shahinaj, shprehet se kjo situtate e mjerueshme ne te cilen ndodhen ato sot, ka ardhe si pasoje e mungeses se fondeve nga ana e qeverise per mirembajtjen e tyre.Ndërsa shefi i emergjencave, Mustafa Arapi, shprehet se gjendja e urave, në të gjitha rrugët nacionale dhe urbane është për tu riparë, ne nje kohe kur stina e vjeshtes po afron dhe situata behet me problematike per shkak te shirave.Nderhyrjet per rikonstruksionin e ures se Shkumbinit dhe Zaranikes jane kryer para viteve ‘90, e natyrisht efekti kohe ka ndikuar negativisht ne gjendjen e tyre te cilat sot kerkojne nderhyrje emergjente.