Fluks kalimesh në Kakavijë, emigrantët mbarojnë pushimet, nisin punën
Ashtu si edhe pritej, pika e kalimit kufitar nw Kakavije, gjate kesaj fundjave ka shenuar fluks te emigranteve te cilet lene pas Shqiperine per tu rikthyer prane vendeve te tyre te punes ne shtetin fqinj te Greqise. Bazuar ne te dhenat e marra prane Drejtorise se policise se Gjirokastres behet me dije se ka nje dyndje automjetesh drej doganes, nderkohe qe mesohet se rreth 6000 shtetas dhe 1300 automjete kane kane dale nga Shqiperia.Pavaresisht fluksit,ne piken kufitare te Kakavijes nuk shenohen rradhe te gjata pasi nga ana e doganes sone punohet me 6 sportele, ndersa ajo greke me 4. Pritet qe numri i emigranteve te rritet edhe ne oret ne vijim e sidomos gjate mbremjes, pasi emigrantet po evitojne levizjen ne orarin e drekes ku shenohet edhe piku i temperaturave.Levizja gjate dites se sotme ka qene e qete dhe pavaresisht konflikteve te shenuara gjate diteve te fundit nuk jane shenuar probleme apo pengesa ne levizjen e lire te shtetasve shqiptare qe rikthehen ne shtetin e helen. Kjo pike kufitare tokesore e cila eshte edhe me e madhja ne jug te vendit shenon edhe numrin dhe levizjen me te larte te emigranteve qe hyne apo dalin nga Shqiperia per ne Greqi.Njekohesisht behet me dije se ne gadishmeri nga ana e Drejtorise se kufirit dhe policise kufitare Kakavije jane edhe efektive dhe sportele te tjere shtese, te cilet do te futen ne sherbim te qytetareve ne rast te shtimit akoma edhe me te larte te fluksit, i cili gjate diteve te fundit te muajit gusht gjithmone ka qene prezent ne kete pike kufitare.