Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një personi, dyshohet se është mbytur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2013, 11:13
Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Viktima e seksit mashkull, reth 60-vjeç, me flokë pak të rëna në pjesën ballore të kokës është gjetur nga një peshkatar rreth rreth70 metra në brendësi të detit në Triport, i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë.Nga të dhënat paraprake nga blute rezulton se trupi i viktimës nuk ka shenja dhune, çfarë dyshohet se vdekja e viktimës të ketë ardhur si shkak i mbytjes në det në orët e para të mëngjesit të sotëm.Ndërsa trupi i pajetë gjendet në morgun e qytetit, forcat e policisë u bëjnë thirrje qytetarëve që u mungon ndonjë familjar me karakteristikat e mësipërme të paraqitet në morg për të bërë edhe identifikimin e kufomës.