Priftërinjtë ‘refuzojnë’ gjykatën, meshë në shenjë proteste para Pallatit të Kulturës
Perfaqesuesit e kishes ortodokse vazhdojne ti bejne sfide ligjit dhe vendimit te gjykates ne Permet. Pavaresisht ekzekutimit nga ana e permbarimit ku kisha ortokse u nxor nga ambjentet e Pallatit te Kultures, besimtare ortodokse kane ndjekur meshen e rradhes, zhvilluar ne oborrin e kesaj godine.Ajo qe binte ne sy ishte fakti qe brenda terriorit ishin vendosur pothuasje te gjitha objektet e kultit te cilat u hoqen nga kjo godine. Kjo eshte mesha e dyte qe zhvillohet pas ekzekutimit te urdherit te gjykates qe me sa duket nuk po gjen zbatim ne Permet dhe nuk po respektohet nga kisha ortodokse.Vetem pak dite me pare prifti i ketij kulti fetar ishte shprehur se rikthimi i tyre brenda ambjenteve te Pallatit te Kultures, do te behet me çdo lloj menyre apo forme, nderkohe qe pak dite me vone Konsulli grek ne Gjirokaster ka zhvilluar nje takim pa pranine e mediave me Kryebashkiakun e ketij qyteti per tu njohur me mire me situaten.Megjithate edhe ky takim hapi te tjera polemika, pasi ende nuk dihet se ne çfare pozicioni Konsulli grek ishte i pranishem ne Permet, thjesht si besimtar i kishes ortodokse apo ne pozicionin diplomatik qe ai mban.Debati mes Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse mbi pronësinë e truallit ku ndodhet Pallati i Kulturës mbetet një çështje e hapur.Kisha Ortodokse këmbëngul se bëhet fjalë për një vend të shenjtë për besimtarët e saj, ndërsa ka sulmuar mënyrën se si është marrë vendimi i gjykatave shqiptare të cilat i kanë dhënë të drejtë Bashkisë së qytetit.Përplasja mes priftërinjve ortodoksë me Bashkinë e Përmetit për godinën e Pallatit të Kulturës, e cila pretendohet nga kisha se është në pronësi të saj, ka pasuar me reagimin e komuniteteve të krishtera në Shqipëri.Me anë të një deklarate të përbashkët, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike dhe Vëllazëria Ungjillore kanë shprehur shqetësimin dhe indinjatën për ngjarjen, duke u shprehur se pamjet e transmetuara nga mediat sollën edhe një herë në mendje vitet e persekutimit dhe të luftës ndaj institucioneve fetare dhe objekteve të kultit.Tre komunitetet e krishtera shprehin solidaritetin me besimtarët ortodoksë të qytetit të Përmetit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe urojnë që çështja e kësaj kishe të zgjidhet sa më shpejt dhe objekti i kultit dhe vendi i shenjtë t’i kthehet besimtarëve dhe klerikëve për të kryer shërbesat e shenjta.Në fund të deklaratës Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë shprehin edhe një kërkesë për autoritetet shtetërore shqiptare:“Me këtë rast do të dëshironim t’i bëjmë thirrje edhe një herë shtetit shqiptar që të angazhohet në zgjidhjen përfundimtare të kthimit të pronave Komuniteteve Fetare në Shqipëri, të cilët edhe pas 23 vitesh demokraci nuk kanë gjetur të drejtën e tyre te ligjshme dhe demokratike.Konflikti për Kishën u transformua pak ditë më parë edhe në tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat shkëmbyen deklarata të forta ndaj njëra tjetrës, ndërsa autoritetet kufitare greke bllokuan kalimin e qytetarëve me pasaporta shqiptare. Më pas ishte policia shqiptare e cila ju përgjigj me të njejtën monedhë. Një situatë e cila u zgjidh më pas në rrugë diplomatike mes dy vendeve.