Aleatët e PS-së presin negociata, Zef Bushati: ADK pret një post zv.ministri
Aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23-Qershorit, janë në pritje të negociatave me Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.Negociatat kanë mbetur pezull për shkak te axhendës së kryministrit të ardhshëm, për shkak të periudhës së pushimeve, por edhe sepse nuk ka pasur asnjë të mandatuar nga vetë Edi Rama që të negociojë me aleatët e tij. I vetmi person që ka kontaktuar, por pa pasur mandatin e negocimit, ka qenë Gjet Ndoj, koordinatori i ri i tryezës së koalicionit, i cili po mban lidhjet mes aleatëve dhe kryeministrit të ri, Rama.Aleati i ri i të majtëve, kryetar i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, thotë se i ka dërguar zyrtarisht kryeministrit të ardhshëm, emra konkretë për postin e zëvendësministrit, dhe mbetet në pritje të një përgjigjeje.Bushati reagon edhe për propozimin e kreut të PDK-së, Nard Ndoka, për bashkimin e partive Kristian Demokrate.Tani që kabineti qeveritar është bërë publik, aleatët kanë si synime të tyre postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale.Pritet që negociatat mes kryesocialstit dhe aleatëve të nisin javën e ardhshme. Më të vështira negociatat për Ramën duket se do të jenë me PBDNJ-në dhe PKD-në, dy parti të koalicionit fitues që morën dhe mandat deputeti, por që pavarësisht marrëveshjes parazgjedhore se ato parti që marrin një deputet do të kenë të drejtë të përfaqësohen me ministër, të dyja këto parti mbetën jashtë kabinetit të ministrave.Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Petro Koçi, Artur Dojaka, por dhe Zef Bushati, janë parti që pritet të marrin poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit.