“Monumenti i Martirëve”, vepra e re e artit që do zbukurojë Elbasanin
“Monumenti i Martirëve”, është vepra më e re e artit që pritet ti shtohet qytetit të Elbasanit.Bashkia e këtij qyteti, në vijim të nismës për vlerësimin e figurave që kanë dhënë kontribute të njohura ndër dekada për këtë qytet, ka vendosur të pasurojë bulevardin kryesor të qytetit me një vepër interesante të punuar nga skulptori, Vladimir Caridha.Një kokë njeriu e abstraguar e kryqëzuar nga kangjellat, janë imazhet nëpërmjet të cilave përcillet mesazhi se njeriut mund ti burgosësh trupin, mund ta dhunosh fizikisht, mund ta torturosh, por kurrë nuk mund ti rrëmbesh shpirtin. Skulptori Caridha shpjegon se ky monument i kushtohet martirëve të të gjitha kohërave, atyre që kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e idealeve apo vlerave të ndryshme njerëzore."Monumenti i Martirëve" më i riu për qytetin e Elbasanit, vjen pas dy monumenteve të tjera të rëndësishme të vendosur vitet e fundit në këtë qytet, që jane “Monumenti i Arsimit" dhe ai kushtuar Genocidit ndaj komunitetit Çam.