Shkodër, gjatë verës biblioteka frekuentohet më shumë

Tendenca në rritje dhe mania e fiksimit pas internetit dhe web siteve, duket se nuk ka larguar qytetarët shkodranë nga frekuentimi i bibliotekës dhe kulturës që jep leximi i librit.Drejtori Gjovalin Çuni, është shprehur se qytetarët po vazhdojnë të ruajnë traditën e trashëguar nga të parët e tyre duke bërë që ky qytet vërtetë të meritojë edhe emrin me të cilin njihet ndryshe, “Djepi i kulturës”.Biblioteka e Shkodrës vijonë të frekuentohet edhe gjatë stinës së verës. Pavarësisht pushimeve, gjithsesi lexuesit zgjedhin librin dhe të lexuarit si një tjetër alternativë për të kaluar kohën e lirë apo për të studiuar.