Naço takon Arvizun: Do të forcohet bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e drejtësisë
Reforma në sistemin e drejtësisë duhet të nisë me forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë.Ky është qëndrimi i përbashkët që shprehën pas takimit të parë, Ministri i ardhshëm i Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu .Siç njofton zyra për shtyp e LSI-së, Ministri i Drejtësisë në qeverinë e ardhshme, Nasip Naço dhe ambasadori Arvizu janë shprehur se për reformat e rëndësishme është e domosdoshme rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit të burgjeve në vend.Arvizu dhe Naço janë përqëndruar në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë.Minsitri i ardhshëm i Drejtësisë u shpreh gjatë bashkëbisedimit se është e domosdoshme përshpejtimi i reformave të nisura nga ekspertët e OPDAT dhe ICITAP.Ai këmbënguli se lufta pa kompromis kundër korrupsionit në institucionet e drejtësisë është prioritet i qeverisë së re.Nga ana e tij ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve, të cilat sipas tij do të qëndrojnë gjithmonë pranë të gjitha institucioneve në misionin e rëndësishëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Qeveria e ardhshme po vijon të marrë mbështetje të vazhdueshme në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafiqeve.Edhe Ministri i ardhshëm i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me homologun italian Alfano, i cili gjithashtu shprehu mbështetjen e vendit fqinj në luftën kundër trafiqeve.