Rruga drejt bukurive të Thethit, FSHZH: Do të jetë gati verën e ardhshme
Ndoshta Edith Durham nuk do ta kishte përshkruar kurrë kaq bukur Thethin në botimin "Brenga e Ballkanit", nëse nuk do e kishte viztuar këtë vend në verë. E quajti "Bariak" të 180 shtëpive, natyrë të virgjër dhe një vend të pastër nga fenomeni i gjakmarrjes ku banorët ditën të jetojnë paqshëm me natyrën pa pasur nevojën e ligjive të pashkruara zonore por të përgjakshmeNga vizita e saj në Shqipëri në fillim të shek të 20 e deri më tani thuajse nuk ka ndyrshuar gjë në madhështinë e këtij vendi, malet kryelartë, natyrë e paprekur dhe mikëpritja e jashtëzakonshme e banorëve. Për këto veçori, Thethi nuk meriton me të jetë i izoluar. Rruga deri në Bog është e asfaltuar dhe menjëherë dha efektet e saj. Shtëpi të reja, shumëkatëshe që u bëjnë hije maleve dhe u thyhet qeshja nga zhurmat e makinave të tursitëve apo pushuesve sidomos përgjatë verës. Ashtu siç e do dhe zakoni i malsorëve, askush nuk mund të ndihet i huaj e i sikletosur nëse troket në një shtëpi të tillë.Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në vijimësi të punimeve të rrugës që të çon për në Theth, projekti i së cilës nuk është si rrugët e zakonshme. Vështirësitë teknike janë të mëdha, gërmimet bëhen mes maleve, por punimet po vijojnë me ritme optimale edhe pse terreni është kaq i vështirë. FSHZH dhe qeveria shqiptare po ndërhynë për asfaltim nga Boga në qafën e Thores. Drejtori i FSHZH-së, Benet Beci, pa nga afër eurinë e punimeve e dha disa nga detajet se si do të jetë 12 km e kësaj rruge.Nga muret e gurit, veprat e artit, mbrojtëset anësore, rruga gjarpëruese mes maleve, do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë tek turizimit duke e kthyer Thethin si destinacionin më të mirë turistik në Alpet e vendit, jo vetëm për aventurierët që ecin km të tëra, jo vetëm për ata që vijnë me makina të larta, por komode dhe akses për të gjithë.Ngjitemi në majën më të lartë, në “Qafën e Thores”, aty ku kafeneja e drunjtë pret e përcjellë turistë.Pa shkuar ende në luginën e Thethit, të gjithë e kanë një përceptim të parë se si mund të jetë ajo. Por çfarë i tërheq parizienët në Theth, që lënë kullën Eifel dhe zgjedhin Alpet? Këto vajza, njëra prej tyre gazetare në Francë janë vërtetë të guximshme. Pa makinë, pa motor apo biçikletë vajzat kanë ecur në këmbë dhe kanë përshkruar dhjetra km.Edhe një çift italian la Romën për të ardhur në Theth këtë verë.Për këtë përshtypje e për këto arsye ku natyra prehet në gjelbërim, aksesin për në Theth duhet ta kenë të gjithë. Mes pemëve, për ta arritur në Parkun kombëtar, me shtëpi të gurta, mes kishave të veçanta e gastronomisë të shkëlyqer, Thethi pritet të jetë lehtësisht i krahasueshëm me vendet turisike në botë dhe jo më larg se verën e vitit që vjen, ku sipas projektetit, rruga do të jetë komode dhe e sigurt, dhe të gjithë do e shijojnë këtë panoramë.