Dy plumba në kokë 37-vjeçarit, bosi i kazinove vritet në derën e shtëpisë

Policia e Tiranës nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Tiranë ku mbeti i vrarë 37-vjeçari Elio Bendo, i cili njihet edhe me emrin Eliton Lafetaj.Viktima ishte në makinë me të dashurën e tij 20-vjeçare në momentin e atentatit. Sipas dëshmive të para të vajzës, ai është qëlluar me plumb në kokë nga 2 persona me motor që janë larguar me shpejtësi.Nga plumbat, edhe 20-vjeçarja ka mbetur e plagosur në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa çifti po kthehej në shtëpi.Ende nuk dihen motivet e krimit, ndërsa 37-vjeçari njihet si pronar kazinosh në Itali. Ndërkohë mësohet se deri pak kohë më parë, Bendo ka qenë edhe adminsitrator i disa pikave të bastit në Tiranë. Policia ka ngritur postoblloqe gjatë natës së mbrëmshme në Tiranë por deri tani nuk ka asnjë të ndalur për krimin.