Rama në Prizren: “Dokufest”, një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, kanë ndjekur së bashku në Prizren festivalin e filmit, "Dokufest".Dy zyrtarët e lartë kanë qenë në shoqërinë e drejtuesve të këtij aktiviteti kulturor, që sipas Ramës është një festival i shkëlqyer ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë dhe leksion për t'u marrë.Në faqen e tij në “Facebook”, kreu i PS-së ka paralajmëruar se vitin tjetër edhe qeveria e Shqipërisë do mbështesë Dokufest në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Komentin e tij në “Facebook” Rama e ka shoqëruar edhe me foto ku shfaqet në shoqërinë e Thaçit, Ministrit kosovar të Jashtëm, Enver Hoxhaj, Ministres kosovare të Integrimit Europian, Vlora Citaku si edhe Ministrit të ardhshëm të Jashtëm në kabinetin e tij, Ditmir Bushati:Kreu i mazhorancës së re ka udhëtuar në Prizren pas mbylljes së takimit dy ditor me qeverinë e re në Vlorë.“Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë.Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare”shkruan Rama në “Facebook”.