Varri i Skënderbeut në Lezhë, emigrantët njohin fëmijët me historinë
Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e lezhës nuk është interesant vetëm për të huajt apo vizitoret e ndryshëm. Të shumtë janë edhe emigrantët nga kjo zonë, të cilët synojnë që nëpërmjet historisë të krijojnë një lidhje më të fortë të fëmijëve me origjinën e tyre. Duke u shpjeguar për historinë, këta emigrantë mendojnë se fëmijët e tyre krijojnë një identitet më të fortë në vendet ku jetojnë, por nga ana tjetër i bën ata të ndjehen krenar me origjinën shqiptare.Vizitat e familjeve emigrante janë të përditshme gjatë sezonit të verës, dhe për drejtoreshën e muzeut, Mariola Gjoni, kjo bën që tek ta të forcohet më tepër identiteti kombëtar.Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë ka shënuar bum vizitorësh, ku mbizotrojnë turistët e huaj. Guida në këtë vend historik mundësohet në disa gjuhë duke dhënë informacionin e nevojshëm për çdo turist të huaj.