PR: E djathta ka nevojë për unifikim qëndrimi, nuk po diskutohet bashkimi

E djathta ka nevojë për unifikim qëndrimi dhe mendimi, por nuk ka ende asnjë diskutim për grupimin e saj në një federatë. Kështu deklaroi për “Ora News”, nënkryetari i PR-së, Alfred Deshati,  i cili kërkoi nga kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha një marrdhënie më të drejtë me aleatët...Aleatët e PD-së e ndiejnë të nevojshme një analizë të përbashkët si koalicion në lidhje me rezultatin humbës në zgjedhje, por edhe për të bashkërenduar veprimtarinë e mëtejshme.Nënkryetari i Partisë Republikane, Alfred Deshati, deklaroi përballë gazetarit Patrik Sadikaj në “Ora News” se e djathta nuk ka një përvojë të mirë në këtë drejtim dhe se koalicioni përgjithësisht ka funksionuar në qendër dhe nuk është shtrirë në bazë.Tashmë që Partia Demokratike ka një kryetar të ri, Lulzim Bashën, aleatët kërkojnë një rishikim të marrdhënieve, që ato të jenë më të drejta.Ndërkaq Deshati shpreh nevojën e unifikimt të qëndrimit dhe veprimit të krejt spektrit të djathtë, por mohon që të jetë duke u diskutuar ndonjë ide për grupin e së djathtës në një federatë. Të paktën në forumet e Partisë Republikane nuk ka një diskutim të tillë.Kabinetin e ri qeveritar, Deshati e konsideron si eksperimental, ndërsa shprehet se takimet e deputetëve të Partisë Socialiste në cilësinë e kryeminsitrit apo ministrit janë të nxituara, dhe është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga premtimet e parealizueshme gjatë fushatës.