Dibër, makina përplas 4-vjeçarin, në pranga drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër.Një fëmijë 4-vjeçar, me inicialet A.L. është aksidentuar në Dubrovë të Dibrës, pasi është përplasur nga një automjet me targa AA 202.Fëmija është nisur me urgjencë për në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e policisë së Dibrës të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit si kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin.