Kosto e aksidenteve rrugore, prekin shifrën rekord të 150 milionë euro në vit
Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekjen, që sjellin pasoja jo vetëm tragjike por edhe financiare. 150 milon euro llogariten dëmet e aksidenteve në Shqipëri gjatë një viti të vetëm.Sipas ekspertit rrugor, Mitat Tola, në vendin tonë një aksident përveç kostove tradicionale, ka edhe kosto të fshehura të cilat po të llogariteshin shifra do të ishte edhe më e madhe. Ndërsa zgjidhja për Tolën në zbutjen e kostove do të ishin investimet në sistemin rrugor, ku 1 dollar i investuar do sillte 4 dollarë fitim.Ndërsa bilancet gjatë periudhës Janar - Korrik të këtij viti në rrugët e vendit vazhdojnë të jenë të frikshëm. 200 viktima kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve dhe 1600 janë plagosur në rreth 1400 aksidente të ndodhura në 7 muaj.Ajo që vihet re në statistikat e këtij viti është ashpërsimi i aksidenteve, ku thuajse në çdo të tillë ose kemi një të vdekur ose një të dëmtuar rëndë, ndryshe nga mesatarja europiane që në 13 aksidente të ndodhura regjistrohet një i vdekur ose një i plagosur rëndë.