Pika turistike e Byshekut, mungesa e infrastrukturës mban larg pushuesit
Mungesa e infrastruktures rrugore po largon çdo dite e me shume vemendjen e pushuesve elbasanas nga pika turistike e Byshekut.Dikur e veshur me shume hijeshi, terheqese, shplodhese, atraktive, pika turistike e Byshekut sot ka mbetur ne nje gjendje te mjerueshme ku rruga teresisht e amortizuar dhe mungesa e vemendjes nga pushteti vendor i ka çuar dem jo vetem bukurite natyrore, por edhe investimet e biznesit vendas i cili çdo vit kontribuon per garantimin e kushteve sa me optimale per pushuesit.Banore te zones shprehin shqetesimin e tyre jo vetem me veshtiresite e kalimit ne rrugen e amortizuar, por edhe per ndotjen e larte qe shkaktohet prej saj.Te kthyer pas shume viteve emigrim, pushuesit qe konstatuam ne Byshek shprehen mjaf te zhgenjyer per gjendjen aktuale te kesaj pike turistike.Kjo situate po ngelet e pandryshuar ashtu si edhe premtimet qe jane gjithnje te njejta: “Se shpejti do te nderhyjme per permiresimin e saj”. Por me sa duket asgje nuk po ndryshon dhe Shqiperia vazhdon te humbase nje nga nje vendet turistike te saj.