CEZ transformator të ri në Pogradec, për të përballuar mbingarkesën në jug dhe juglindje

300 mije euro eshte vlera e transformatorit te ri prej 15 megavat amper qe eshte vendosur ne Pogradec nga CEZ Shpërndarje. Sipas drejtorit te departamentit teknik, Ari Luarasi, vendosja e ketij transformatori do te zhgjidhe perfundimisht problemet me shkeputjen e energjise si pasoje e mbingarkeses.Sipas tij kjo vinte pasi transormatori i vjeter kishte nje fuqi teper te vogel, 5.6 megavat, gje qe sillte dhe mungesen e energjise elektrike ne shume lagje te Pogradecit. I pranishem ne Pogradec ka qene edhe adminstratori i CEZ Shpendarje Sait Dollapi.Punime po kryhen edhe prane nen stacionit te Korçes, ku edhe aty pritet vendosje e transformatoreve te rinj,te cilët do te bejne te mundur furnizimin me energji elektrike pa shkaktuar me probleme te te gjithe qytetareve te jugut dhe juglindjes.