Aksident në Rrugën e Kombit, betonerja del nga rruga, vdes shoferi
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 49- vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Kukës-Morinë, në vendin e quajtur Kolsh. Sipas informacioneve bëhet e ditur se një autobot, i ngarkuar me çimento ka dale nga rruga, duke rene në humnerë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit.Sapo ai ka mbërritur në spital, për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën edhe pse një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë erdhi për t'a tërhequr drejt Spitalit Ushtarak. Mesohet se viktima është Bedri Fetahu dhe origjina e tij është nga Kosova dhe punonte per nje kompani po nga Kosova.Mendohet se shkaku i këtij aksidenti është shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit. Në këtë segment rrugor, më së shumti në këtë vend, aksidentet me pasojë humbjen e jetës së njerëzve kanë qenë të shumta pasi rruga ka shumë kthesa dhe pjerrësi të madhe.