Ndryshon çmimi i teksteve shkollore, Kristiqi: Librat do të blihen edhe në librari
Tekset shkollore do të kushtojnë më shtrenjtë se një vit më parë. 1.7% është ndryshimi i inflacionit në vend, ku kostoja është më tepër e botuesve sepse autoritetet e arsimit thonë se për qytetarët çmimi është i përballueshëm. Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, thotë se këtë vit përmbajtja e botimeve është e njëjtë me një vit më parë dhe pas datës 2 shtator botimet do të jenë në duar të nxënësve.Ndryshe nga një vit më parë, librat nuk do të shiten më vetëm në shkolla, por edhe në librari. Por në këtë rast, u takon nxënësve dhe prindërve të paraqiten për blerjen e tyre me një listë të marrë në shkolla, për të shmangur çdo ngatërresë për tekstet alternative.Ministria e Arsimit u kërkon botuesve të mos ketë asnjë vonesë dhe asnjë mangësi, në të kundërt merren masa. Por nxënësit nuk do të kenë asnjë mungesë sepse do të kontaktohet menjëherë shtëpia tjetër botuese për ta zëvendësuar të parën.