Bode hedh poshtë akuzat e Ramës: Defiçiti në buxhet për faj të pushtetit vendor
Në raportin e tij të fundit si Ministër i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se gjatë 7 muajve të parë të këtij viti ka një mosrealizim të të ardhurave prej 11.5 miliard lekësh. Ministri që drejtoi financat shqiptare për 8 vite me radhë ka akuzuar përsëri pushtetin vendor për mosrealizim të ardhurash, që si pasojë kanë sjellë edhe rritjen e defiçitit.“Për periudhën 7 mujore të ardhurat rezultojnë me një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh. Me impakt në buxhetin e shtetit janë vetëm 9 miliard lekë, vetëm këto mbeten për tu adminsitruar në mënyrë që të mos kemi probleme në treguesit. Janë të rialokueshme, pasi norma e interesit do jetë të paktën 5 miliardë lekë më pak nga çkemi parashkikuar.Kemi nje realizim te te ardhurave ne masen 94%. Per kete periudhe niveli i autorizuar nje shume prej 31 mld lekesh si deficit buxhetor i programuar nga i cili jane marre 47 mld leke, 4 me shume nga programi, deficit i krijuar nga pushteti vendor- tha ai, duke shtuar se duhen adresuar vetem 9 miliarde leke mosrealizim.Pavarësisht kësaj, kreu i Financave hodhi poshtë akuzat e socialistëve se buxheti gjendet në gjendje kritike, duke deklaruar se gjatë këtij viti ka pasur sufiçit në buxhet. Sipas, Ministrit Bode financat shqiptare ruajtën ekuilibrin edhe pse ishte vit elektoral.“Niveli i shpenzimeve ishte 27 miliardë e 870 milionë. Muaji korrik u mbyll me sufiçit në buxhet 400 milionë lekë, i programuar me një defiçit prej 2 miliardë.Huamarrja e brendshme është ulur në krahasim me stokun që kishte në qershor, Këto përbëjnë të dhënat që vërtetojnë se angazhimi i administratës ka qenë maksimal për të mos shkaktuar asnjë denatyrim të programit të miratuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë edhe këtë periudhë të pas zgjedhore,” – deklaroi Bode ai.Në lidhje me borxhet që qeveria u ka bizneseve, përsëri Bode nuk dha një shifër konkrete duke ia kaluar stafetën qeverisë që pritet të vijë në shtator.Bode bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtyre muajve ka pasur një rritje të vëllimit të investimeve nga 32 miliardë që ka qenë një vit më pare, në 44 miliard duke hedhur poshtë kështu edhe një tjetër akuzë të socialistëve.