Kukës, prangosen dy shtetas në kufi, kërkoheshin nga Interpoli
Dy shtetas kosovarë të shpallur në kërkim nga Interpoli janë prangosur në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit në Kukës ndërsa po futeshin në territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të marra nga policia kufitare bëhet e ditur se është prangosur shtetasi Ilir Qorrolli vjeç 40 lindur e banues në Shtimje të Kosovës.Ndalimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje për në territorin shqiptar rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e shtetit gjerman për veprën penale "Shkelje e ligjit mbi drogat".Po ashtu është ndaluar shtetasi Avdi Qelaj, 33 vjeç lindur e banues në Deçan. Ndalimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje për në territorin shqiptar, rezultonte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policise së Qarkut Durrës dhe i dënuar nga Gjykata e ketij rrethi me burgim.Lidhur me dy të ndaluarit, policia ka kryer të gjitha proçedurat sipas manualit të Interpolit dhe pritet që të ekstradohen.