Konsulli grek takon Jaçen: Kisha e pavarur, ndërhyrja e papërshtashme

Greqia nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por ndërhyrja në Pallatin e Kulturës ishte jo i përshtashëm. Kjo ka qenë deklarata e Konsullit të përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, teksa ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Përmetit, Gilbert Jaçe.“Kisha Autoqefale Shqiptare nuk ka varësi nga askush. Vendimet e saj duhet të respektohen. Mënyra, koha dhe vendi i ndërhyrjes në Pallatin e Kulturës ishte jo i përshtatshëm. Greqia është i vetmi shtet që ka përkrahur Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe do vazhdojmë të mbështesë Shqipërinë. Jemi dy popuj miq kemi qenë dhe do jemi për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike, ndërfetare e ndërajonale" është shprehur Nikolaos Kotrokoi.Nga ana e tij, kryebashkiaku i Përmetit Gilberto Jaçe i bëri të ditur konsullit grek në Gjirokastër se dhuna e klerikëve ndaj përmbaruesve ka qenë e papranueshme.  Sipas kryetarit të Bashkisë, çështja duhet të zgjidhet vetëm me dialog mes palëve.Konflikti në qytetin e Përmetit erdhi pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës për të liruar Pallatin e Kulturës "Naim Frashëri" pasi godina do i kalonte Bashkisë së qytetit. Bashkia, qe e ka marre ne administrim godinen dhe e ruan ate me roje private, thote se ajo i perket asaj pas vendimeve te gjithe shkalleve te gjyqesorit shqiptar, ndersa kisha pretendon se trualli eshte vend i ishenjte dhe godina duhet te funksionoje si kishe.Konflikti për Kishën e Përmetit shkaktoi dhe bllokim të kufirit Shqipëri- Greqi për disa orë me radhë.