Chelsea ofertë për Willian, surprizohet Villas Boas

Chelsea surprizon Totenhamin. Mediat angleze raportojnë se blutë kanë bërë në momentet e fundit një ofertë më të madhe se Tottenhami për t'ia marrë nga dora rivalit të qytetit mesfushorin e Anzhit, Willian.Tottenhami besohet se ka arritur marrëveshje me klubin rus për 35 milionë paund dhe vet Willian ka kryer testet mjekësore te Spursat në prag të nënshkrimit që do të duhej të vinte pas pak orësh.Chelsea do t'ia marrë nga dora lojtarin Tottenhamit, ashtu sikurse këta të fundit bënë me Liverpoolin, duke ofruar 37 milionë paund për lojtarin. Anzhi thuhet të ketë pranuar ofertën e Chelseat dhe se lojtari mbetet të konfirmojë vullnetin për të kaluar te blutë, në atë që do të ishte një transferim shokues.Bale është pranë shitjes te Real Madridi për 109 milionë euro , teksa me ardhjen e Willian, Juan Mata do të shitet te United në një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për wayne Rooneyn, një plan të cilin e ka gatuar që një kohë të gjatë Mourinho. Por, për këtë nuk di asgjë Andres Villas Boas, i cili ka refuzuar të komentojë."Unë kam konfirmuar interesimin tonë për Willian. Gjithçka është e mundur, por unë nuk di për ndonjë interesim të Chelseat për shkak të ndeshjes që kemi pasur ndaj Tbilisit në Europa League. Nuk dua që të zhvendos fokusin pas asaj që arritëm sonte (fitore 5-0). Bale? Nuk dua të komentoj pasi kam thënë se nuk do të flas asgjë me të filluar sezoni dhe do të vazhdoj ta bëj këtë", ka thënë Villas Boas në një konferencë për shtyp.