Wenger kërkon të rikthejë Flaminin te Arsenal
Arsen Wenger është i gatshëm për ta risjellë mesfushorin Mathieu Flamini te Arsenali. Ai është i lirë për momentin dhe mund të luajë që nqë ndeshjen e ardhshme ndaj Fulhamit të shtunën, bën të ditur “The Guardian”. Topçinjtë kanë vendosur të bëjnë disa goditje deri në përfundim të merkatos me 2 shtator. Trajneri farncez kërkon edhe sulmuesin Karim Benzema dhe Anxhelo Di Marian, ndërsa ka bërë një ofertë zyrtare për mesfushorin e Njukasëll, Yohan Kabaje për 10 milion paund.Por siç duket nënshkrimi i ardhshëm do të jetë një fytyrë e njohur që ka luajtur për 5 sezone. Kujtojmë se Arsenali është e njohur për rikthime të tilla, pasi më parë e kanë bërë edhe Sol Kambell, Jens Lehmand he Tierri Henry.Flamini, tashmë është 29 vjeç dhe u lirua në fund të sezonit nga Milani për shkak të përfundimit të kontratës dhe po stërvitet te Arsenali për momentin për të ruajtur formën e tij. Wenger pas fitores ndaj Fenerbaçes u shpreh se Arsenali varet shumë nga Mikel Arteta,Aleks Çamberlin, abu Diabi dhe nëse ato dëmtoheshin, mesfusha humbet shumë.Ai mendon se Flamini ka përvojën e duhur në Premier Ligë për të luajtur akoma në nivele të larta dhe ka aftësinë për të luajtur në pozicione të ndryshme. Flamini nënshkroi për Arsenalin në vitin 2004, pas transferimit nga Marseja dhe kaloi te Milan në vitin 2008-të si një lojtar i lirë. Francezi fitoi Serinë A në vitin 2011-të dhe ka pasur shumë oferta nga klube të tjera. Nëse ai do të grumbullohet për takimin nga Fulham, ai duhet të nënshkruajë sot kontratën.