Intriga mes Juves dhe Romës, gati shkëmbimi Matri-Marquinhio

Juventus po bëhet gati të bëjë një tjetër goditje në merkato. Sipas asaj që raporton gazeta “La Stampa”, bardhezinjtë janë të interesuar për Markuinhio, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit, Rudi Garsia. Verdhekuqtë janë të gatshëm ta shesin dhe në shkëmbim të marrin Matrin, që pas blerjes së Zapatës nuk do të shkojë te Napoli.Negociatat po vazhdojnë mes të dyja klubeve dhe tratativat nuk do të jenë shumë të lehta. Lidhur me Zunigën, Antonio Conte e shikon ende si përforcimin perfekt në mesfushën e tij ndaj edhe ky operacion mund të jetë i minutave të fundit. Kolumbiani do të flasë me Napolin për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij pasi edhe "Zonja e vjetër" nuk mund të pres më".Ndërkohë po punohet edhe në një pistë tjetër që quhet Markunio. Lojtari i Romës është i ri, ka cilësi të mira dhe mbi të gjitha është i aftë për të luajtur në pozicione të ndryshme në mesfushë. Në Romë ai deri tani ka luajtur mirë.Roma nga ana tjetër me teknikun e ri Garsia nuk e ka në planet e tij për ta hedhur në fushë nga minuta e parë. Tekniku spanjoll dëshiron sulmuesin e Juventusit Matrin, që e shikon si përforcimin e duhur pas largimit të Osvaldos. Matri prej ditësh është përfolur për një transferim për te Napoli, por ky opsion dështoi.Mbetet të shohim deri në momentet e fundit se çfarë do të ndodhë në merkato. Juventus dëshiron për Matrin 10 ose 12 milionë euro dhe më pas të hidhet në sulm përfundimtar për të blerë Zunigën.