Konflikti për Pallatin e Kulturës: Kisha ka pronësinë vetëm për 25 m katrorë

Kisha ortodokse në Përmet ka vetëm 25 m katrorë si pronë të saj. Kështu është shprehur ish-drejtori i kulturës së këtij qyteti, Kastriot Bezati, në një intervistë për Ora News.Ish-drejtori i kulturës është shprehur se gjykatat kanë dhënë një sërë vendimesh për lirimin e ambjentit, por përfaqësuesit më të lartë të kishës ortodokse janë bërë shkak mosrespektimin dhe zbatimin e urdhërit të gjykatës.Kastriot Bezati ka qenë një ndër personat e parë që ka kundërshtuar me forcë shfrytëzimin e ambjenteve të Pallatit të Kulturës nga kisha ortodokse dhe kthimin e tij në një kult fetar.