Sherr mes dy të rinjve, plagoset me thikë 29-vjeçari, në kërkim autori

Një person është qëlluar me thikë në veri të vendit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së mbrëmshme, në një lagje të qytetit të Kukësit. Dy të rinj, pas një konflikti të castit, janë përfshirë në një sherr, nga i cili ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.Sipas të dhënave zyrtare nga policia lokale, bëhet e ditur se në lagjen nr 5 të qytetit pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zenel Zenelaj 27 vjeç, banues në Kukes ka goditur me thikë shtetasin Artan Haziraj 29 vjeç banues po në këtë qytet.I dëmtuari ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Zenel Zenelaj dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim.Ndërkaq materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejsheme.