Gjirokastër, kapen klandestinë pakistanezë, identifikohet shoqëruesi i tyre
Sektori kunder trafiqeve te paligjshme prane Drejtorise se policise qarkut Gjirokaster ka vijuar operacionet ku si rezultat eshte bere e mundur kapja e 24 shtetasve te tjere me origjine pakistaneze. Grupi i klandestineve eshte pare duke levizur prane kodrave te Hormoves me qellim shmangien e postobllokut te policise ngritur ne vendin e quajtur Uji i Ftohte. Mesohet se dy prej klandestineve kane shkelmuar deren e nje banese, ku kane siguruar edhe ushqime.Pas 30 minutash ndjekje, forcat e policise qe drejtoheshin nga shefi kunder trafiqeve, Vojo Peci, kane bere te mundur kapjen e grupit te klandestineve si dhe gjetjen e nje karte identiteti, e cila i perket shoqeruesit te klandestineve.Behet me dije se ai eshte shtetasi me inicialet A.D. 26 vjeç nga qyteti i Fierit, i cili ka mundur te largohet. Operacioni po vijon pergjate gjithe segmentit Kakavije-Tepelene si dhe ne zonat perbri rruges nacionale pasi pritet qe tjeter grup klandestinesh te perpiqet te kaloje ne kete aks.Gjate ketij muaji jane zhvilluar nje seri operacionesh nga sektori kunder trafiqeve ne bashkepunim dhe me policine kufitare, duke bere te mundur ndalimin dhe kthimin mbrapsht te rreth 500 klandestineve me origjine nga vendet e treta, te cilet hyjne ne menyre te paligjshme nga Greqia duke perdorur vendin tone tranzit per te kaluar me pas ne shtetet europiane.