Skënderbeu mundet, kualifikimi ngelet i hapur
Skënderbeu ka dalë me një humbje minimale në transfertën e Ukrainës ndaj Çernomorets. Në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Kampioneve, skuadra e Mirel Josës arriti të përballojë kundërshtarët deri në minutën e 75-të, duke pësuar vetëm një gol.Korçarët edhe pse me mungesa, arritën të përballojnë shumë mirë Çernomorets. Edhe pse pa Shkëmbin dhe Pejiç, Josa vendosi një skuadër të hekurt përpara Shehit, i cili ishte futbollisti më i mirë në fushë për Skënderbeun, duke bërë një sërë pritjesh vendimtare.Vendasit luajtën një lojë të fortë në pjesën e pare, duke e vendosur Skënderbeun shpesh herë në vështirësi. Rastet ishin të shumta, ndërsa Shehi dhe fati ishin në favor të kampionëve të Shqipërisë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.Fraksioni i dytë i lojës është pak a shumë e njëjtë si e para me Çernomorets, që i ka frenat e lojës në dorë por që sërish nuk arrin të konkretizojë rastet. Skënderbeu mbrohet mbrapa dhe përpiqet të sulmojë me kundërsulm. Goli i Odesas erdhi në minutën e 75-të, kur Guy merr një top nga Prijomov dhe godet fluturimthi për të shënuar një gol spektakolar. Shehi përfundon në tapet, duke mos pasur asnjë mundësi reagimi.Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në "Qemal Stafa" vetëm pas një jave. Të besuarit e Josës kanë ende shpresa pasi me përkrahjen e tifozëve dhe me atë që treguan skuadrat në takimin e parë ka ende shpresa për tu kualifikuar. Rezultati është i vështirë të përmbyset, pasi përmban shumë risqe me vete por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë.