Trabzospori ul me "këmbë në tokë" Kukësin
Si çdo gje e bukur që ka gjithmonë një fund, edhe aventura e Kukësit në Europa League duket se ka marrë fund. Turqit ndalën stuhinë e "Kukësit", pasi ka mposhtur skuadrën shqiptare në "Qemal Stafa" me rezultatin 2-0. Kjo ishte ndeshja e parë e raundit të katërt, kualifikues të Europa League ose ndryshe faza e play-offit që është nisur në mënyrën më të keqe.Plot 10 mijë tifozë, ashtu siç priteshin mbushën si rrallë herë impiantin e “Qemal Stafës”, duke dhuruar emocione të veçanta. Kukësi nuk pati mungesa të mëdha në formacion, bie në sy vetëm mosaktivizimi i blerjeve të reja, Dragoi dhe Bratiç që do të ishin dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithsesi Cungu e nis me Ylli Hoxhën nga e majta dhe Gerard Prognin nga e djathta, ndërsa në sulm Popoviç është i vetëm.Trabzonspori zbarkoi në Tiranë me mungesa të mëdha, Bosingua dhe Malouda nuk udhëtuan për shkak dëmtimi. Kukësi në minutat e para luan mire dhe nuk i imponohet kundërshtarit, por ka shumë vështirësi për të depërtuar në zonën kundërshtare. Turqit janë më të rrezikshëm dhe kanë një mesfushë më solide, duke qenë edhe më të rrezikshëm në portën e Hailaj.Në minutën e 31-të,Brahja në përpjekje për të ndalur kundërshtarin prek topin në zonën përpara Halilaj, duke shkaktuar 11-metërsh Mierzejewski nuk e ka të vështirë ta dërgoj topin në rrjetë, duke kaluar skuadrën e Trabzonsporit në avantazh. Kështu mbyllet edhe pjesa e parë.Në fraksionin e dytë të lojës nuk ndryshojnë shumë gjëra,Trabzonspori ka një mesfushë më të organizuar, lojë me potencial me të lartë teknik dhe taktik, duke mos i dhënë shumë shanse verilindorëve për të rrezikuar. Arbitri Teodorov e tepron shumë herë në vendimet e tij, duke acaruar edhe tifozët në shkallët e stadiumit , te cilet kane hedhur edhe sende të forta në fushën e lojës.Në rastin e dytë që u shfaq në portën e Halilaj, Trabzonspor realizoi golin e fitores. Pas një goditje me kokë, portieri i Kukësit grushtoi, por nga topi i kthyer Mierzejewski harkoi për Paulo Henrioque-n, i cili realizoi golin e dytë dhe të fundit të takimit. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Turqi, ndërsa me shumë mundësi do të jetë sfida e fundit për Kukësin në Europa Ligë.