Dyndje klandestinësh drejt Shqipërisë, vendi ynë trampolinë për vendet e Europës

Gjatë këtij viti, territori i Shqipërisë është më i lakmuar se kurrë për tu përdorur si tranzit për të kaluar në Europën Perëndimore, sidomos nga refugjatë që vijnë nga vendet në konflikte ushtarake në Azi dhe Afrikën e Veriut. Këtë fakt e tregon edhe numri i klandestinëve të kapur në zonat kufitare në vend gjatë vitit 2013, plot 896 të tillë.Klandestinët kryesisht hyjnë nga vija kufitare me Greqinë, ndërsa kohët e fundit e preferuar është edhe ajo me Maqedoninë. Personat e ndaluar kryesisht janë nga Siria dhe Afganistani, por ka edhe nga vendet e largëta afrikane si Togo.Kryesisht personat që hyjnë në territorin shqiptar janë të dëbuar nga Greqia dhe zgjedhin Shqipërinë si trampolinë për në vendet e Bashkimit Europian.Ndërsa nga hetimet e deritanishme të policisë nuk vërehet se ka një trafikim me këta klandestinë, por megjithatë indicie ka patur, dhe për këto raste policia ka nisur hetimet.