Shuperka: Të vendoset pulla fiskale tek cigaret

Ligji për vendosjen e pullës fiskale përveç medikamenteve është i njëjtë edhe për cigaret, por qëndrimet në këtë rast janë kundër.E ndërsa farmacistët e shohin si pengesë vendojen e pullës fiskale tek barnat, ekspertët e shëndetit mbajnë qëndrim të kundërt për këtë pullë tek cigaret. Eksperit i ISHP, Roland Shuperka, thotë se vendosoja e pullës fiskale do të thotë më shumë siguri për qytetarët, më pak mundësi abuzimi për kompanitë dhe mbi të gjitha jep të dhëna të sakta për datën e prodhimit, vendin e prodhimit dhe destinacionin.Shuperka i referohet Brazilit, kur thotë se vendosja e pullës fiskale ndikoi në ekonominë e vendit sepse pati efekt në buxhetin e shtetit.Asnjë kosto nuk do të ketë për qytetarët. Pra edhe pulla fiskale nuk do të shoqërohet me rritje çmimi të paketave të cigareve dhe kosotoja për prodhuesit është mjaft e vogël.Eksperti i ISHP tha se ky është momenti kur qytetarët, siç ju takon me ligj, kanë të drejtën të dinë origjinën e produktit që konsumojnë.