Rrugë plazhi apo morti??!! Qytetarët: Vijmë për pushime, këtu po vdesin njerëz
Rruga turistike e plazhit në qytetin e Durrësit po kthehet në një prej rrugëve më të rrezikshme automobilistike në shkallë vendi. Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment. Qindra pushues që kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin jashtë të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, rrezikojnë në mënyrën më të mundshme të ngelen viktima të aksidenteve.Pamjet që ofrohen janë tepër të frikshme dhe nuk mund t’i gjesh në asnjë rrugë të Europës, pse jo edhe në vendet e treta. Në një nga zonat me qarkullimin më të madh të pushuesve, qytetarët në kushtet e mungesës së semaforëve, vijave të bardha dhe mungesës së mbikalimeve, përballen çdo çast me rrezikun.Një grua humbi jetën në këtë zonë, duke u përplasur nga një automjet me shpejtësi, në një kohë që viktima të tjera këmbësorësh janë shënuar në këtë segment. Qytetarët ndjehen tepër të shqetësuar nga kjo situatë, ku janë të detyruar të kalojnë mes automjetesh, që ndonëse zonë urbane lëvizin me shpejtësi mbi normat e lejuara.Në kushte të tilla, ky aks po kthehet në një rrugë rreziku dhe vdekje, në një kohë që duhet menduar urgjentisht për një rrugë dytësore ose marrja e masave urgjente, pasi statistikat e aksidenteve automobilistike të cilat kanë shënuar edhe viktima, është tepër i lartë.