Lidington uron Bashën: Opozita rol kyç, punon për konsensus
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon. Prej të cilit ka marrë urimin për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike, ndërsa i ka dorëzuar mesazhin e urimit të ministrit për Evropën, David Lidington.Mesazhi I Lidington është publikuar në profilin e kreut të ri të Partisë Demokratike në “Facebook”."Marrja e lidershipit në këtë moment historik për partinë dhe vendin tuaj është nder, por gjithashtu edhe një sfidë. Opozita parlamentare mund të luajë një rol kyç, në një demokraci moderne, në njërën anë duke e mbajtur qeverinë nën përgjegjësi dhe duke ofruar alternativa dhe nga ana tjetër duke punuar për një konsensus konstruktiv, aty ku është interesi kombëtar."- thuhet në mesazhin e dërguar Bashës, ndërsa theksohet se pritet një bashkëpunim i mirë për të bërë Shqipërinë akoma edhe më shumë, një pjesë të familjes evropiane dhe aleancës euro-atlantike".Ndërkaq mësohet se temë e takimit mes kreut të ri të PD, Lulzim Basha dhe ambasadorit britanik Nicholas Cannon, kanë qënë edhe zgjedhjet e 23-Qershorit, proçesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe përgatitjet e PD-së, për një opozitë të fortë e konstruktive, në shërbim të interesit publik.
Ndër të tjera, në mesazhin e tij, ministri Lidington shkruan:“I dashur Lulzim,Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time, që pata mundësinë t'ju takoja në darkën e organizuar në Guildhall, në maj, pasi ju kishit marrë titullin “Qytetar i Lirë” i Londrës.Dëshiroj t'ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj, si lider i Partisë Demokratike.Marrja e lidershipit në këtë moment historik për partinë dhe vendin tuaj është nder, por gjithashtu edhe një sfidë. Opozita parlamentare mund të luajë një rol kyç, në një demokraci moderne, në njërën anë duke e mbajtur qeverinë nën përgjegjësi dhe duke ofruar alternativa dhe nga ana tjetër duke punuar për një konsensus konstruktiv, aty ku është interesi kombëtar.Do pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë në të ardhmen, për të bërë Shqipërinë akoma edhe më shumë, një pjesë të familjes evropiane dhe aleancës euro-atlantike”.