Kisha e Përmetit, deputeti grek i Demokracisë së Re kërkon shpjegime
Në Athinë vazhdojnë reagimet e ndryshme për ngjarjet e Përmetit, e ndërsa pretendimet për ekzekutimin e një urdhëri të gjykatës së një shteti tjetër janë nga më të ndryshmet. Depueteti i Partisë Demokracia e Re, parti e cila udhëhëheq dhe qeverinë greke i ka kërkuar shpjegime të mëtejshme minstrit të jashtëm grek, Evangjelos Venizelos, si dhe masat e tjera që do të merren për ngjarjet e Përmetit."Ngjarjet që ndodhën në qytetin e Përmetit në Shqipëri kanë cënuar konceptin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, ato kanë krijuar një ndjenjë shqetësimi për të gjithë grekët. Janë përdhosur relikat e shenjta, ikonat e hedhura mbi një kamion, veprime që kanë zemëruar klerin ortodoks grek dhe njerëzit. Me të drejtë pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse dikush do të kishte hedhur Kuranin në një kamion. Ndoshta do ishte djegur gjysma e planetit" thotë deputeti Nikitas Kaklamanis. Deputeti që vjen nga radhët e partisë së kryeministrit grek, Antonis Samaras, mes të tjerash ka dhe disa pyetje për ministrin e jashtëm, Evangjelos Venizelos.Përveç përgjigjes rutinë diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme çfarë hapash shtesë keni ndërmend të merrni?Do të ndërhyjë Greqinë në institucionet e BE-së, si për sa i përket financimit të një vendi aderues, ashtu edhe për proçesin e pranimit, pasi qeveria shqiptare jo vetëm nuk e pengoi aktin, por e fshehu vandalizmin dhe dhunën?Zemërimi i shteti helen në dy ditët e fundit ka arritur kulmin e ndërsa gjithçka e kanë shfryrë ndaj emigrantëve shqiptarë. Si të vetmen armë që përdorin gjithnjë, në dy pikat kufitare që lidhen dy shtetet, në atë të Kapshticës dhe të Kakavijës, Athina ka sjellë probleme për emigrantët shqiptarë.