Kryepeshkopi Janullatos akuza ndaj shtetit shqiptar: Kisha për kumar e bilardo

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, ka reaguar sërish në lidhje me Kishën e Përmetit, duke akuzuar se po merret një vend i shenjtë për ta kthyer në kumar dhe bilardo. Përmes një video postuar në faqen zyrtare të Kishës Ortodokse, Janullatos nis fjalën e tij duke iu rikthyer historisë së  Kishës së Shën Marisë së Pazarit. Fjalimi në gjuhën greke, por i përkthyer në shqip shmang argumentat juridikë mbi pronësisë mbi Pallatin e Kulturës, por këmbëngulë në shenjtërinë e truallit .."Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një truall. Bëhet fjalë për një vend të shenjtë, ku për shekuj të tërë kryhet mesha hyjnore". Dhunë kundër klerit dhe besimtarëve, vandalizëm dhe akte sakrilegji në kishën e shenjtë të Virgjëreshës Mari në Përmet"- e konsideron Janullatos ndërhyrjen e përmbarimit.Duke iu referuar faktit se kjo ndërtesë do të shërbejë si Pallat Kulture, Janullatos shprehet se është Kisha Ortodokse ajo që e ka kultivuar më shumë se çdo qendër tjetër kulture arkitekturën, pikturën, muzikën etj ."Pra, çfarë qytetërimi, kulture këta kanë ndërmend? Që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda.? - pyet Janullatos.Duke e konsideruar të drejtë reagimin e ortodoksëve, Janullatos shprehet se: "Në rast se një grup ortodoksësh do të merrte Kuranin e një xhamie dhe ta flakte në një kamion. Nuk do të ndodhte revolucion?  Ndërsa kërkon nga shteti të respektohen vendet e shenjta...