Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra besimtarë në Teqenë e Kulmakut

Me qindra pelegrinë janë bashkuar sërisht në ditën e tretë për të kremtuar festën e Kulmakut në malin e Tomorrit.Grupi i xhirimit i “Ora News”, të vetmit televizon i cili ka transmetuar festën e bektashinjve, ka sjellë të gjitha elementët e organizimit, nga fillimi i festimit e deri tek kulmimi i saj, zbulimi i bustit të Imam Abaz Aliut, në majën më të lartë, atë të Cukut.Simbolit të bektashinjve, Imam Abaz Aliut, mund ti drejtohen të gjithë shqiptarët, për të marrë bekimin e tij. Cermonia e zhvilluar në pikën më të lartë të Tomorrit, në majën e Cukës, mblodhi shumë personalitete dhe besimtarë, të ardhur nga i gjithë vendi dhe jashtë kufijve të tij. Kryegjyshi i Gjyshatës Botërore të Bektashnjve, përmes mikrofonit të “Ora News”, uroi të gjithë besimtarët duke theksuar lirinë dhe harmoninë fetare.Kurbani, simboli i kësaj feste, sipas njohësit të çështjeve fetare, Ferdinand Samarxhi, lidh njeriun me krijuesin e tij.Ambasadori izarelit Cohen, ishte i ftuari special, që uroi besimtarët bektashinj dhe i cilësoi ato si misionar të paqes.Në Teqen e Kulmakut, ndodhet e riorganizuar historia e këtij besimi. Por festa e Kulmakut, e cila zhvillohet për 5 ditë rradhazi në malin e Tomorrit, vazhdon deri në orët e para të mëngjesit me koncerte dhe spektakël, për të gjithë vizitorët shqiptarë dhe të huaj, duke përçuar paqe dhe mirësi.