Vlorë, sekuestrohet 1 ton kanabis në Karaburun, ishte fshehur në shkurre

Kapet drogë në Vlorë. Policia e portuale e qytetit bregdetar ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa gjatë një kontrolli rutinë përgjatë gadishullit të Karaburunit. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike, e ndarë në 38 çanta, ishte e fshehur në shkurre gati për t’u nisur drejt Italisë.Operacioni anti-drogë u krye falë bashkëpunimit të policisë së qytetit bregdetar më Guardia di Financa, ndërsa Drejtoria e policisë së qarkut Vlorë bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve.