Shkëlqen Arsenali, shkatërron 3-0 Fenerbaçen

Me gjithë problemet e mëdha, Arsenali i ka befasuar të gjithë duke nxjerrë një rezultat shumë të thellë në sfidën e parë të 'play-offit' kundër Fenerbaçes. Topçinjtë kanë fituar 3-0 në “Sukru Saracoglu Stadyumu” dhe janë me një këmbë në fazën grupeve të Ligës së Kampionëve. Miqte e dominuan ndeshjen në pjesën më të madhe të lojës. Pjesa e parë u mbyll në një barazim të bardh.Në fraksionin e dytë, skuadra angleze e shkeli ekipin turk, duke i shënuar tre gola. Ramsey jep një top te Theo Walcott, i cili dhuroi një asist për Kieran Gibbs dhe ky i fundit e gjeti rrjetin.Në minutën e 64-të, Aron Ramsey, dërgoi një goditje të fuqishme nga largësia, të cilën nuk mundi ta ndalë portieri Volkan. Walcott nxori një penallti, të cilën e konvertoi në gol Olivier Giroud (76'). Ky gol ishte shokues për vendasit dhe e bën Arsenalin favorit absolut për të qenë pjesës e garës më të madhe evropiane për klube.Arsenal, Bazel dhe Austria Wien kanë siguruar kalimin për në fazën e grupeve në Champions League, pas fitoreve në transfertë të arritura në fazën play off. Zviceranët e Bazel benë një hap të madh drejt fazës së grupeve, pas fitores në transfertë ndaj PFC Ludogorets Razgrad me rezultatin 4-2.Kampionet e Austrise, Austria Wien fituan në transfertë 2-0 ndaj Dinamo Zagreb, duke siguruar kalimin në fazën e grupeve, edhe pse do t’i duhet të luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit.Kurse, Schalke 04, zhgënjeu pasi nuk arriti më shumë se një barazim ndaj PAOK. Megjithëse gjermanët kaluan ne avantazh me anë te Farfan që në minutën e 13, greket e Paok vendosën barazpeshën në pjesën e dytë të takimit.