Juventus tris? I vështirë, kujdes Napolin dhe Milan
Juventusi e ka nisur këtë vit me përgatitje shumë zhgënjyese. Të gjithë filluan të mendojnë se bardhezinjtë nuk janë më të uritur për trofe dhe te gjithë filluan të mendojnë se Conte i ka shtrydhur djemtë e tij, që nuk mund ti përgjigjeshin më komandantit.Por me 18 gusht të gjithë kthyen mendje, Zonja e vjetër është akoma e uritur, duke u shpërblyer me 3 gola në 5 minuta. Po nga kjo ndeshje u morën shumë mesazhe domethënëse. Pogba tani është një futbollist shumë i talentuar, me shumë klas dhe që bënë ndeshje shumë konstante.Tevez shënoi golin e parë me bluzën bardhezi, duke u gjendur në vendin e duhur dhe në momentin e duhur dhe këtë gjë i ka kërkuar edhe Conte. Strategu ka ende një armë për të shfrytëzuar, është Jorente që ende nuk ka shfaqur vlerat e tij. Por ajo që duhet theksuar është morali te skuadra e Juventusit që është shumë i lartë dhe është në momentin kur është i nevojshëm. Në skuadër ka një mentalitet për të fituar gjithmonë.Sporti gjithmonë është i paparashikueshëm ndaj edhe nuk përjashtohet edhe një surprizë në fund të sezonit. Kundërshtarët janë përforcuar dhe ky nuk është aspak një sinjal i mirë për ekipin bardhezi që duhet të nxitojë të bëjë edhe ndonjë përforcim që kërkon trajneri për të mbyllur të gjitha repartet.Napoli është padyshim kundërshtari kryesor. Edhe pse është larguar një makineri goli si Cavani kjo gjë mund të zëvendësohet nga Higuain që ka sjell entuziazmin e duhur në ambientet e Napolit. Benitez po punon për të sjellë një lojë sulmuese, duke guxuar shumë pasi ekipet italiane mbrohen shumë mirë.Nga ana tjetër është Milan që me Balotelin mund të pretendoj gjithmonë. Ndërsa nuk duhen as nënvlerësuar kundërshtarë të tillë si Fiorentina, Roma. Seria A fillon të shtunën, ndërsa ngelet të shohim se kush do të triumfojë në fund dhe a do të ketë skuadër që do ta ndalë Konten dhe Juventusin?