Berisha ironizon qeverinë Rama: Parodi tek Uji i ftohtë, akt antikushtetues
Antikushtetuese. Të tillë e ka vlerësuar mbledhjen informale të kabinetit të ri qeveritar nën drejtimin e shefit të së majtës Edi Rama, kryeministri ende në detyrë Sali Berisha. Në rrjetin social facebook, Berisha thekson se me kete akt Rama dhunoi nenet e Kushtetutes si dhe nëpërkëmbi institucionet e vendit.“Piktori, ne nje akt antikushtetues, mbledh ne Vlore qeverine "pa letra"! Te dashur miq, dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurme te madhe njoftoi se zhvilloi nje mbledhje dy ditore te "qeverise" se tij ne Vlore. Me kete akt dhunohen nenet e Kushtetutes qe percaktojne qarte se kur krijohet dhe fillon pune kabineti qeveritar i vendit. Me kete akt neperkembet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, te cilet me Kushtetute ngarkohen per emerimin, votbesimin dhe betimin e qeverise se vendit pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe ne cdo rast tjeter” shprehet Kryeministri.Piktori, siç preferon ti referohet Berisha, “rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputete e ka lexuar si nje licence per revansh te papermbajtur antishtet”.“Prej mese dy muajsh perpjekjet tona me serioze per nje situate stabel, per funksionimin normal te institucioneve te vendit dhe kalim te civilizuar te pushtetit te mazhoranca e re perballen me revanshin e papermbajtur antishtet te z. Rama. Me kete rast i them se gabon rende. Vendi ka vetem nje qeveri pergjegjese para ligjit dhe Kushtetutes” përfundon ai.Për dy ditë me radhë kryeministri Edi Rama zhvilloi ne Vlore mbledhje me kabinetin e ri të Ministrave. Mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura ,ndërkohë që pas përfundimit të saj nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ana e pjesëmarrësve.Kjo është hera e parë që z. Rama pati përballë të gjithë ministrat e emëruar prej tij më 31 korrik, pa marrë ende zyrtarisht mandatin.