Kukës, emigrantët e rikthyer nuk regjistrohen në zyrat e migracionit
Emigrantet e shumtë që rikthehen nga vendet europiane, ku kanë punuar e jetuar prej vitesh, nuk regjistrohen pranë zyrave të migracionit, të ngritura pranë zyrave të punësimit në Kukës.Specialistët e fushës thonë se gjatë këtij viti numri i regjistrimeve ka ardhur duke u minimizuar, krahasuar me vitin e kaluar. Vera Istrefaj, specialiste e migracionit pranë zyrës rajonale të punësimit, thotë se emigrantët e rikthyer kërkojnë asistencë konkrete, ndërkohë që zyrat e migracionit ju ofrojnë atyre referim ndaj institucioneve të tjera.Zyrat e punës ofrojnë të njëjtat shërbime punësimi për emigrantët e kthyer, siç ofrohen për të gjithë klientët e këtyre zyrave. Ministria e Brendshme gjatë vitit 2011 pati vënë në dispozicion 3 milion euro për lehtësimin e kthimit të emigrantëve shqiptarë në atdhe dhe krijimit të kushteve për transport, ushqim dhe medikamente.Kjo u bë në kuadër të përgjegjësive që institucionet kanë për Strategjinë e Riintegrimit të Shtetasve Shqiptarë të Kthyer, për periudhën 2010-2015, për të ofruar informim si dhe shërbime të tjera për shtetasit shqiptarë të kthyer.