Plazhi i Shëngjinit mbushet me turistë nga Kosova dhe të huaj
I pershtatshem per tregtaret ambulantë, mjaft fitimprures per fermeret, por po keshtu ne Shengjin lulezojne edhe suveniret. Sezoni turistik ka bere qe shume familje te sigurojne te ardhura nga biznesi qe zhvillojne ne kete zone bregdetare.Ka larmi te zgjedhjeve dhe kjo e ben Shengjinin te deshirueshem, por ka te huaj te cilet kerkojne akoma me shume. Orhani ka ardhur nga Hollanda dhe per te muzika e huaj nuk eshte e pershtatshme ne Shengjin, duke sugjeruar diçka me te lehte dhe me teper tradicionale. Gjithsesi per kete turist, Shengjini eshte nje zgjedhje mjaft e mire per kete sezon veror.“Une jam ne Shengjin sepse mendoj se eshte nje vend i mrekullueshem. Me pelqen te shoh Shqiperine dhe verej se ka ndryshime te medha, por ajo qe nuk me pelqen ne Shengjin eshte muzika e larte e cila nuk te jep mundesine per te shijuar qetesine. Mund te kishte diçka me ndryshe, ne menyre qe te perjetoj freskine, qetesine dhe komoditetin e kesaj zone” shprehet ai.Te gjithe keto elemente kane krijuar nje diversitet ne Shengjin, per te cilen e kane bere kete zone teper te frekuentuar. Muaji gusht eshte edhe periudha qe sjell ne kete bregdet nje numer pushuesish te larte,madje duke krijuar edhe veshtersi ne akomodimin e turisteve. Nga hoteli ne bulevard dhe me pas ne bregdet, eshte nje ndjesi qe parapelqehet nga pushuesit dhe turistet, te cilet ne 2 vitet e fundit kane 3-fishuar numrin e tyre ne plazhin e Shengjit.