Kthehet normaliteti në kufi, në pikat doganore vijon kalimi i qytetarëve

Pavaresisht problemeve te krijuara ne te gjitha pikat kufitare lidhese me shtetin grek, ne qarkun e Gjirokastres levizja e emigranteve eshte normalizuar dhe ka vazhduar e qete pas mareveshjes se institucioneve me te larta qe operojne ne vendin tone.Burime nga Drejtoria e policise se qarkut Gjirokaster si dhe nga ajo kufitare bejne me dije se vetem gjate 24 orevë te fundit 5200 shtetas kane lene pas token shqiptare, nderkohe qe kane hyre ne vendin tone 6100 shtetas. Situata eshte normalizuar gjate oreve te pasdites pas mareveshjes qe u arrit nga drejtori kufirit ne Gjirokaster, Admir Abrija me Konsullin grek.Pothuajse gjate gjithe dites te gjitha pikat kufitare, Kakavije ne Gjirokaster, Tre Urat ne Permet si dhe Kapshtica ne Korçe nuk kane funksionuar si shkak i kthimit masiv te emigranteve nga autoritetet e doganeve greke.Kjo ishte nje pergjigje qe efektive te shtetit helen dhane mbi ngjarjen qe ndodhi ne Permet mes Bashkise se ketij qyteti dhe kishes ortodokse. Ajo qe bie ne sy eshte fakti qe pavaresisht se jemi drejt fundit te muajit gusht serish vihet re nje fluks i larte i emigranteve te cilet vazhdojne te kthehen ne Shqiperi per te kaluar pushimet verore.Referuar te njejtave burime mesohet se situata gjate dites se sotme ka qene e qete dhe nuk jane shenuar probleme apo incidente. Per te evituar dhe shmangur rradhet e gjata qe mund te krijohen ne pikat kufitare te qarkut Gjirokaster jane shtuar numrat e sporteleve dhe efektiveve te policise qe punojne ne to.