Kreu i PD së Kukësit: Kryetari i Bashkisë po pushon nga puna demokratët
Kryetari i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka denoncuar largimet nga puna që sipas tij, po kryehen nga kryebashkiaku Halilaj në radhët e administratës së Bashkisë.Elezi ka shtuar se dhjetra punonjës janë hequr nga puna me pretendime të ndryshme, mes të cilave dhe ajo e bindjeve partiake. Elezi është shprehur se kryetari i Bashkisë do të përballet me një opozitë të forte, e cila do të mbrojë në Këshillin bashkiak, c'do interes të qytetarëve kuksianë.Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut të Kukësit, Hasan Halilaj, kanë nisur që kur ky i fundit vendosi të largohet nga radhët e Partisë Demokratike për t'iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.Këtë hap ai e mori vetëm 3 javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, me motovin se qeverisja aktuale nuk kishte realizuar asnjë premtim të dhënë për qytetarët e Kukësit.