Qeveria Rama mbyll takimin në Vlorë: Detyrat janë tonat, pushteti i popullit

Dy ditë intensive të mbledhjes informale të qeverisë, Edi Rama i ka përmbledhur me një rresht të vetëm në “Facebook”: Detyrat janë tonat, pushteti i popullit, duke lënë të kuptohet se misioni i kabinetit të ri, duhet të jetë puna në shërbim të qytetarit.Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mblodhi mëngjesin e së Enjtes mbledhjen e dytë të ekzekutivit të ri, një takim që zgjati rreth afro 3 orë, e që u konkludua rreth orës 12:30, por diskutimi mbeti hermetik për mediat.Pasi u ka dhënë direktivat e fundit ministrave, kryeministri i ardhshëm, ka rezervuar një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave të qarkut Vlorë si dhe me deputet të majtë të këtij qarku.Mësohet se shefi i ardhshëm i qeveriës, njëherësh deputet i Vlorës ka kërkuar nga krerët e bashkive dhe komunave të përfundojnë  projektet, pasi puna për zbatimin e tyre do të nisë shumë shpejt.Çështja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, ka qenë gjithashtu një temë e rëndësishme e bisedës.Duke i qëndruar bensik idesë se punësimi duhet bazuar tek metrokracia, Edi Rama ka këmbëngulur që proçesi i marrjes në punë ti besohet konkurseve të forta dhe jo njohjeve miqësore.“Mbyllni projektet për zhvillimin e zonave, shpjet nis puna. Mos pretendoni te fusni miq në vende pune. Çdo gjë do të kalojë nëpërmjet konkurseve shumë të forta”, është shprehur Rama.Një ditë më parë, në një mbledhje maratonë prej 7 orësh, Edi Rama ka drejtuar për herë të parë qeverinë e majtë të dalë nga zgjedhjet e 23-Qershorit.Kabineti i zgjedhur prej Ramës është mbledhur në një ambient privat pranë zonës së Ujit të Ftohtë, për të gjetur rrugët që do ta çojnë në një qeverisje ndryshe në 8 orët e ardhshme.Pavarëisht interesit të jashtëzakonshëm të mediave, takimi u mbajt hermetik për gazetarët, por nga burimet e “Ora News” mësohet se gjatë mbledhjes dy kryetarët e grupit të punës të caktuar nga Rama e Meta, Edmond Haxhinasto dhe Ilir Beqja, kanë bërë para kabinetit të ardhshëm programan qeverisës së 300 ditëve të para.Më tej, ministrat, ashtu siç u ishte lënë detyrë nga kryeministri i zgjedhur, paraqitën planet e punës së tyre për çdo dikaster, duke u ndalur edhe në detyra konkrete, që  kanë të bëjnë me ngritjen e ekipeve të tyre drejtuese në çdo ministri, përcaktimi i strukturave, etj.Po ashtu, në këtë takim, Kryeministri i ardhshëm ka prezantuar sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Abazin, një intelektual i ardhur nga Italia, i cili ka studiuar dhe ka punuar në vendin fqinj.Mbledhja maratonë prej 7 orësh, është ndërprerë vetëm 2 herë, përiudhë në të cilën kabineti i ri ka marrë kohë për një kafe pushimi.Binte në sy, komunikimi intensiv i Kryesocialistit me Ministrin e zgjedhur nga LSI.Por përtej buzwqeshjes, Edi Rama, i shprehu edhe me fjalë përshtypjet e tij për këtë takim, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ku shkruante:“Sapo mbaruam. Një ditë e gjatë pune që iku sa një minutë përmes diskutimesh plot ide te reja dhe shumë energji pozitive. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të Ministrave dhe diskutimi i ideve në grup”.