Skënderbeu në Ukrainë për barazim

Nëse vëmendja e të gjithë në 19 e 30 do të jetë e përqendruar te Kukësi-Trabzonspor, pas vetëm një ore do të startoj edhe dueli tjetër mes Skënderbeut dhe Çernomorets. Tekniku i korçarëve është i karikuar dhe beson se ekipi i tij mund t'ia dalë të kalojë edhe këtë tur. Ai është shprehur se ka krijuar një ide të qartë mbi kundërshtarin për mënyrën se si ato mund të luajnë dhe beson se kampionia e Shqipërisë ka potencialin e duhur për ta përballuar.Skënderbeu sonte do të luajë me formacionin 4-4-1-1, me një lojë shumë mbrojtëse. Në portë do të jetë gardiani Shehi, në mbrojtje do të luajnë Arapi, Gvozdenoviç. Radas dhe Afemir, në mesfushë do të jenë katër ushtarë të tjerë të rreshtuar përpara mbrojtjes. Abazi, Orelesi, Lilaj dhe Tomiç, më i avancuar do të jetë Muzaka që do të mbështes Ribaj që është vetëm në sulm. Bie në sy mungesa e kapitenit Shkëmbi dhe e sulmuesit Pero Pejiç, që janë edhe dy nga pikat më të forta të skuadrës.Trajneri i Çernomorets është shprehur se e vlerëson shumë skuadrën kampione të Shqipërisë, duke u nisur edhe nga fakti se ato kanë kaluar një tur në Ligën e Kampioneve. Për ekipin ukrainas aktivizohen edhe Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli, por të dy nuk do të jenë në fushë sot.I pari është ende i dëmtuar dhe nuk është akoma i gatshëm të luajë, ndërsa i dyti do të lihet ne stol për shkak se nuk ka arritur të fitojë një post titullari për shkak të konkurencës së ashpër dhe vendosjes taktike të skuadrës me 3 lojtarë në mbrojtje. Kështu trajneri Grigorëçuk do të luajë me një lojë shumë offensive në kërkim të një rezultati sa më të thellë për të siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Formacioni pritet të jetë 4-2-3-1.Gjyqtari i takimit do të jetë arbitri grek Anastasios Kakos. Kompanitë e basteve e shohin Çernomorets superfavorit ndaj Skënderbeut. Kështu vendasit kanë koefiçentin 1.2, barazimi 6, ndërsa fitorja e korçarve kuotohet 12.5. Në rast kalimi në turin tjetër Skënderbeu do të arrijë të arkëtojë edhe 1.3 milionë euro në arkat e saj, duke Iishtuar 725 mijë euro arrin në një shifër rekord përfitimesh 2 milionë euro. Duhet theksuar se buxheti i skuadrës ukrainase është rreth 20 milionë euro, shumë herë më i madh se i Skënderbeut.